sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një muaj paraburgim ndaj lipjanasit për fajde dhe shmangie të tatimit

    25/05/2023 12:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj K.D. për veprat penale fajdeja, si dhe vepra penale shmangia nga tatimi.

    Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga viti 2020 në Lipjan, ka kontraktuar shuma jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për persona tjerë, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të shkaktuar nga pandemia si pasoj e virusit “COVID-19”.

    “Në atë mënyrë që i dëmtuari B.G., si pronar i një ndërmarrjes tregtare, për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar të blejë nga një auto sallon në Prishtinë vetura në vlerë prej 600.000 euro në afat pagese prej dy muajve, të cilat i ka shitur për çmimin 400.000 euro, duke pësuar dëme pasurore në shumë prej 200.000 euro”.

    “Gjithashtu, në kohë dhe vende të njëjtë i pandehuri në atë mënyrë që i dëmtuari Xh.Sh., si pronar i ndërmarrjes hotelerie për shkak të obligimeve ndaj personave për fajde, është detyruar të blej nga një auto sallon në Prishtinë disa vetura në vlerë prej 500.000 euro në afat pagese prej dy muajve, të cilat vetura i ka shitur me çmimin 300.000 euro, duke pësuar dëm pasuror në shumë prej 200.000 euro me të cilat veprime ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale fajdeja”, thuhet në njoftim.

    Si dhe në fillimin e vitit 2020 në Prishtinë, me qëllim që t`i shmangen pjesërisht pagesës së tatimit për të përfituar rimbursimet tatimore, si bashkëpronar i një auto sallonit, në atë mënyrë që me rastin e shit-blerjes së veturave, pagesën e kanë bërë me para kesh, duke shënuar vlera jo të sakta të mallrave të shitura, të cilat para pastaj i kanë përdorur për kryerjen e veprës penale fajdeja, me çka kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në shuma disa mijëra euro, me të cilat veprime ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale shmangia nga tatimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Situata e tensionuar në Veri, Berisha: Vuçiçi bashkë me Kremlinin kërkon të destabilizojë Kosovën

    Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

    Publikohet një tjetër video prej tensioneve të sotme në Veri, ushtarët e KFOR’it shihen të shtrirë

    Të Fundit

    Situata e tensionuar në Veri, Berisha: Vuçiçi bashkë me Kremlinin kërkon të destabilizojë Kosovën

    Haradinaj: Sulmet kriminale ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe forcave të rendit, janë të papranueshme

    Publikohet një tjetër video prej tensioneve të sotme në Veri, ushtarët e KFOR’it shihen të shtrirë

    OSBE: Dhuna kundër paqeruajtësve është e papranueshme

    KFOR: Rreth 25 ushtarë tanë janë plagosur në Zveçan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.