LajmeZgjedhjet 2025
Një jetë kushtuar atdheut, bashkëluftëtarët e surprizojnë Shukri Bujën me pritje madhëshrote: Jeni frymëzimi im

Kandidati i PDK-së, Shukri Buja sonte është mirëpritur në një tubim madhështor nga bashkëluftëtarët dhe bashkëçlirimtarët e tij të UÇK-së.
“Sonte, në një tubim madhështor, u ndjeva i nderuar dhe i përulur para mbështetjes së fuqishme të veteranëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të mi të UÇK-së”, tha Buja.
Buja pas këtij takimi madhështor tha se të njëjtit janë frymëzimi i tij më i madh dhe përgjegjësia e tij më e shenjtë për të ecur me guxim drejt fitores.
“Zgjidhja e sfidave të tyre të punësimit, banimit dhe mirëqenies është amanet që e mbaj me zemër”, tha kandidati i PDK-së.






