sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Një javë pas vendimit të Kushtetueses, KQZ ende e pakompletuar

    10/07/2021 10:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka kaluar një javë prej kur Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme kërkesën e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani rreth emërimit të dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e megjithatë ende nuk është bërë emërimi i të njëjtëve.

    Derisa nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se është e papranueshme një vonesë e tillë në kompletimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga shoqëria civile thonë se një gjë e tillë duhet të bëhet vetëm pas publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Nga Zyra e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, nuk kanë kthyer përgjigje për KosovaPress, se kur do të bëhet emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Këtë vonesë në emërimin e të njëjtëve e quan të panevojshme sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i cili thotë se moskompletimi i KQZ-së po ndikon edhe në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

    Ai potencon se kanë pritur që anëtari i dytë i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të emërohet qysh në fillim të kësaj jave, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    “Në këtë vendim që e ka marrë Gjykata Kushtetuese kemi paralajmëruar me kohë, ka qenë e panevojshme vonesa e presidentes në mos kompletimin e KQZ-së. Ajo është dashur që 60 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve ta kompletojë KQZ-në. Kërkojmë nga presidentja e vendit që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe sa më parë të na e jep të drejtën tonë kushtetuese që kemi si PDK që të kemi anëtarin e dytë në KQZ, ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta e Kosovës, Ligji për zgjedhje po edhe praktika e deri më tanishme…Ne më kohë kemi kërkuar nga presidentja e vendit që ta luaj rolin e vet  kushtetues, si njëri që përfaqëson unitetin qytetar, pra të jetë mbi partitë politike dhe tashmë e ka momentin që të tregojë që është e paanshme. Ne kemi pritur që qysh në fillim të kësaj jave do të na caktojë apo do të na emërojë anëtarin e dytë”, thotë ai.

    Në rast se presidentja nuk do të emërojë anëtarin e dytë të Partisë Demokratike në KQZ, Gjoshi thotë se atë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese.

    “Ne besojmë që presidentja e vendit nuk do ta shkelë Kushtetutën e Kosovës, do ta zbatojë të drejtën tonë pra që ta kemi anëtarin e dytë në KQZ, në të kundërtën ne do ta dërgojmë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe mendojë që si rast do ta fitojmë”, thotë Gjoshi.

    Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pas publikimit të plotë të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, presidentja Osmani duhet të emërojë anëtarin e dytë të PDK-së dhe të Vakatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Çdo vonesë tjetër, Cakolli shprehet se do të ndikojë negativisht në performancën e punës së KQZ-së dhe në përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

    “Posa vendimi të publikohet si i plotë dhe palëve t’iu dorëzohet i njëjti presidentja e vendit pa asnjë vonesë të vijojë me emërimin e anëtarëve që bazuar në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme do të duhej që anëtari i dytë t’i takojë PDK-së, ndërsa nga radhët e komuniteteve t’i takojë subjektit politik Vakat, i cili ka numrin më të madh të votave në mesin e komuniteteve tjera. Çfarëdo vonese tjetër do të ndikojë negativisht si në performancën e punës së KQZ-së për shkak se duke qenë një institucion kushtetues duhet t’u garantohet e drejta të gjitha subjekteve politike parlamentare që të jenë të përfaqësuara në këtë institucion, mirëpo edhe marrë parasysh faktin që pjesa më e madhe e vendimeve që do të merren tani në kohë të zgjedhjeve nga KQZ-ja kërkojnë shumicë të kualifikuar prej 2/3. Është e domosdoshme që të kompletohet për të evituar çfarëdo situate ku cilado palë do të mund ta bojkotonte punën e KQZ-së duke pamundësuar edhe vendimmarrjen”, shprehet ai.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, thotë se përkundër që aktualisht nuk kanë probleme me kuorumi në mbledhjet e KQZ-së, përbërja e plotë do ta lehtësonte punën e këtij institucioni.

    “Sa i përket përbërjes së KQZ-së momentalisht KQZ ka në përbërje nëntë nga 11 anëtarët sa parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Çka është me rëndësi për momentin kuorumi dhe arritja e vendimmarrjes është e mundshme në këtë përbërje, por sigurisht se përbërja e plotë e KQZ-së,në këtë rast prej 11 anëtarëve natyrisht se do ta lehtësonte punën e KQZ-së”, thotë Elezi.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, më 12 maj të këtij viti ka emëruar tetë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa për dy anëtarë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila të premten e javës së kaluar e ka shpallur si të papranueshme kërkesën e saj./KP

    Artikuj të ngjashëm

    Presidentja Osmani arrin në Spanjë: Do të flas me kolegët për sigurinë pas agresionit të Serbisë

    The Guardian: Po ndërmjetësohet për një takim Osmani-Vuçiq

    Presidentja Osmani: Kosova është nën sulm

    Të Fundit

    Lutfi Haziri: Albin Kurti na ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut

    Zemaj: Kosova nuk mund të ecë përpara pa mbështetjen e ShBA-së

    Kurti takon ministrin gjerman Ozdemir, e njofton për situatën në veri

    Muja: Rreziku në veri ende nuk ka kaluar

    Haxhiu mbron Edi Ramën: Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugën fashiste të dikursit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.