Mbrëmjen e sontme ka ndodhur një aksident trafiku tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, aksident ai i cili ka përfunduar me fatalitet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në këtë aksident janë përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh rreth 55 vjecar, ndërsa lëndime kanë pasuar edhe katër persona tjerë”, tha Zahiti.
Mitropol ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.