Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mes një treni dhe një veture në Klinë ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, shkruan GazetaDemos.
Rastin e konfirmoi për Demos, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai.
Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë.