Një person është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Llapushnik, në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.
Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.
“Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi.
Tutje, ai ka shtuar se policia është marrë me procedurat e rastit.