Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Isniq të Deçanit ku një grua dyshohet se ka kryer vetvrasje.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 55-vjeçare, e cila është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se e ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet e ndjera, Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti “Hetim i vdekjes”.