Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Një ditë para protestës, KEK takohet me bizneset – Kërkon bashkëpunimin e tyre për procesin e tregut të hapur

    10/06/2025 11:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ditë para protestës së paralajmëruar nga ana e bizneseve lidhur me pakënaqësitë e tregut të lirë të energjisë, sot, Korporata Energjetike e Kosovës, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve, ku të pranishëm kanë qenë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, si dhe Shoqata e Prodhuesve.

    Në njoftim thuhet se, KEK ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së, duke kërkuar kështu bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik.

    ‘‘𝐊𝐄𝐊 𝐙𝐇𝐕𝐈𝐋𝐋𝐎𝐍 𝐓𝐀𝐊𝐈𝐌 𝐊𝐎𝐍𝐒𝐓𝐑𝐔𝐊𝐓𝐈𝐕 𝐌𝐄 𝐏Ë𝐑𝐅𝐀𝐐Ë𝐒𝐔𝐄𝐒 𝐓Ë 𝐁𝐈𝐙𝐍𝐄𝐒𝐄𝐕𝐄

    Sot, në ambientet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), është mbajtur një takim konstruktiv me përfaqësues të bizneseve nga: Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Dhoma e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Aleanca e Biznesit, Klubi i Biznesit, dhe Shoqata e Prodhueseve brenda OEK. Përfaqësuesit e bizneseve janë mirëpritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, z. Gramos Hashani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe janë njoftuar lidhur me hapat konkretë të ndërmarrë nga KEK në kuadër të zbatimit të legjislacionit dhe rregulloreve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfshirë rregulloren për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF) dhe procesin e kalimit të konsumatorëve në tregun e hapur. KEK ka njoftuar se, nga data 01.06.2025, ka filluar furnizimin e të gjitha bizneseve në tregun e hapur si FMF, në përputhje me rregulloren përkatëse të ZRRE-së. Me këtë rast, KEK ka kërkuar bashkëpunim nga përfaqësuesit e bizneseve, me qëllim të realizimit të suksesshëm të këtij procesi të rëndësishëm për sektorin energjetik. Njëkohësisht, është theksuar se si ndërmarrje publike prodhuese, KEK është duke vepruar në zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi të ZRRE-së’’, thuhet në komunikatë.

    Tutje, në postimin e bërë nga KEK, thuhet se këta të fundit kanë se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt.

    ‘‘Po ashtu, KEK ka informuar se ka filluar edhe me nënshkrimin e kontratave komerciale me ndërmarrje publike dhe biznese të interesuara për furnizim të rregullt dhe afatgjatë në tregun e hapur të energjisë. Është theksuar gjithashtu se, sipas rregullores së ZRRE-së, afati ligjor për ofrimin e shërbimit si FMF përfundon më 30 korrik 2025, dhe gjatë kësaj periudhe KEK është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të saj operacionale, për t’iu përgjigjur me efikasitet kërkesave të tregut dhe bizneseve që synojnë furnizim komercial nga KEK’’, shtohet më tej.

    Tutje, KEK vijon duke shprehur gatishmërinë për të ofruar sqarime të vazhdueshme si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale.

    ‘‘Me kërkesë të OEK-ut, KEK ka shprehur gatishmërinë për të qenë në dispozicion të ofrojë sqarime të vazhdueshme, si për përfaqësuesit institucionalë të bizneseve, ashtu edhe për bizneset individuale, në mënyrë që procesi të zhvillohet në transparencë dhe bashkëpunim të plotë’’, përfundohet në komunikatë. 

    Artikuj të ngjashëm

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    Të Fundit

    Çka është “faza e katërt e operacionit të Iranit” që po përmendet nga mediat iraniane?

    Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ në ‘orët e ardhshme’

    Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

    19-vjeçari ia shënon edhe të tretën Atleticos, PSG përmbyll gjithçka

    Vazhdon pasivizimi i shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nis në mas të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.