Është arrestuar një burrë në Rahovec për kanosje ndaj personit zyrtar.
PK bën të ditur se i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policor derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik, në të cilin i dyshuari ka qenë i përfshirë dhe nën ndikim të alkoolit, shkruan GazetaDemos.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Demos/