Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë.
Një burrë është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:00, jemi informuar nga mjekët e spitalit rajonal se një person është sjellur pa shenja jete. Vdekja e tij po dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta”, tha Gashi
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar”, theksoi ai p