Një incident i dhunshëm në ishullin e Kretës ka lënë një 30-vjeçar shqiptar të plagosur rëndë, pas një përleshje në një lokal.
Sipas raportimeve nga mediat greke, policia ka identifikuar autorin e sulmit dhe e ka shpallur atë në kërkim. I dyshuari është gjithashtu shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku disa persona, që dyshohet se janë shqiptarë, janë përfshirë në një përplasje që më pas ka kaluar jashtë lokalit.
30-vjeçari shqiptar është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nënshtruar një operacioni në spital. Gjendja e tij është raportuar si kritike, dhe mjekët janë duke monitoruar me kujdes shëndetin e tij.
Policia greke është në kërkim të autorit dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.