NISMA Socialdemokrate përmes një komunikate për media kanë thënë se sulmi i mbrëmshëm ndaj infrastrukturës kritike në veri të Kosovës është një akt terrorist i rëndë dhe i papranueshëm, që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Në reagimin e tyre thuhet se “Ky sulm i orkestruar është një goditje ndaj stabilitetit dhe shtetësisë së Kosovës, dhe kërkon përgjigje të menjëhershme”.
“NISMA Socialdemokrate dënon fuqishëm këtë akt terrorist dhe qëndron fuqishëm përkrah Policisë së Kosovës, AKI-së dhe të gjitha institucioneve të sigurisë që po angazhohen për të rikthyer rendin dhe për të sjellë autorët e këtyre veprimeve kriminale para drejtësisë.Kjo është një thirrje për forcimin e aleancës sonë me partnerët strategjikë. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe vendosmërisë mund të mbrojmë sovranitetin dhe stabilitetin e vendit tonë.Siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë të panegociueshme. Çdo akt terrorist ndaj Kosovës duhet të marrë përgjigjen që meriton” thuhet në reagimin e NISMA-s.