Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nisin punimet në lumin Sitnica, investohen 180 mijë euro

    31/08/2022 13:59
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me investim të Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), të mërkurën janë përuruar punimet përgjatë lumit Sitnica, në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

    Vlera e këtij projekti është 180 mijë euro ndërsa gjatësia është afër katër kilometra. Punimet i vizituan kreu i komunës, Ferit Idrizi dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se krahas këtij projekti, është menduar edhe ndërtimi i parkut kryesor në këtë qytet.Ai ka sqaruar se Ministria ka ndarë 120 miëj euro ndërsa komuna 45 mijë euro.

    “Po fillon këtu projekti i shëtitores përgjatë lumit Sitnica, me gjatësi 3 kilometra e që është një projekt i përbashkët me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. MZhR-ja ka participuar me pjesën më të madhe me 120 mijë euro ndërsa ne me afër 45 mijë euro, dhe kjo shëtitore do të jetë në shfrytëzim të qytetarëve”.“Biseduam me ministrin që ta hartojmë edhe një projekt që të bëhet parku kryesor i qytetit që është një sipërfaqe me mbi 4 hektarë e që në vitet në vijim mendojmë ta realizojmë”, tha Idrizi.

    Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, tha se dikasteri që ai e drejton do të bashkëfinancojë edhe një projekt tjetër në këtë komunë, raporton EO.“Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë projekte të cilat janë të kategorisë së investimeve kapitale. Ne si Ministri në këtë projekt participojmë me 120 mijë euro”.

    “Është një projekt që banorët e Vushtrrisë do të bëjnë aktivitete, ndërsa do të jetë edhe një projekt i ndërlidhur me këtë”, tha Damka.Nga punëkryesi, Idrizi e Damka morën premtime se projekti do të përfundojë brenda 90 ditëve.

    Artikuj të ngjashëm

    Diaspora e Stubllës së Vitisë në luftë me migrimin, investojnë miliona euro në vendlindje

    Zogaj, Muratit: Ju si Qeveri s’e keni ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën

    Ahmeti përuron çerdhen në Shalë ku u investuan 220 mijë euro, kaq do të jetë pagesa për një fëmijë

    Të Fundit

    Çitaku: PDK është vazhdimisht e gatshme për zgjidhje

    Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot, detajet i jep ZKM-ja

    Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë 

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.