Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Nishanet

    17/09/2024 15:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një mbi buzë e një nën buzë

    Si dy pikla çokollatë do të desha të vij unë errur,

    sterrur nëpër natë

    Ku askush të mos më shohë,

    kur as hija s’ma njeh hapin,

    tinëz hyj në tënden dhomë si dashnor që dot s’e kapin.

    Do zbres lehtë e butë- butë në çarçafët prej mëndafshi,

    do buroj si lot nga sytë e do shterr si llavë prej afshi.

    E do lind e do rilind si feniks a Jezu Krisht

    E do vdes e do rivdes, veç ta nduk syrin me bisht.

    Dy bozhurë,

    armatë në ballë do t’i puth do t’u marr erë.

    T’më shohë vdekja që jam gjallë kris prej mallit me poterë.

    Tani po iki…mos u tremb,

    do vij prapë si rimë në vargje,

    si rrufe që lisat shemb,

    a si notë tjerrur në harqe.

    Pas më le mjaltin me hoje dhe ca fjalë thënë si romuzë.

    Dy viganë po ti lë roje…

    Një mbi buzë, e një nën buzë!

    Albi Lushi

    Artikuj të ngjashëm

    Ka tek unë

    Arsimtarja nga Mitrovica lë Kosovën për jetë më të mirë, nxënësit i kushtojnë poezi

    Studenti serb reciton poezinë “Kur të jesh mërzitur shumë” të Dritëro Agollit (VIDEO)

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.