BallinaLajme

Nis takimi, Osmani pret zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Takimi mes presidentes Osmani dhe zyrtarit amerikan po zhvillohet pa praninë e mediave.

Pas takimit nuk do të ketë konferencë për media, sipas zyrtarëve të Presidencës.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes, David Baker, sot do të pritet në takim edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Back to top button