sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Nis takimi i presidentes Osmani me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Varhleyi

    25/05/2023 12:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim me komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi.

    Pas takimit të Osmani dhe Varhleyi do të deklarohen për media.

    Ndërsa komisionari pas takimit me presidenten do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

    Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

    “Këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e KE.

    Gjatë kësaj vizite, Varhelyi do të marrë pjesë në lansimin e Programit për Çështje të Brendshme BE-Kosovë, për forcimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    “Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë trivjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

    Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila është në fuqi që nga 1 prilli 2016.

    Komisioni do të raportojë sërish për progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane në Paketën e zgjerimit 2023, e cila do të dalë në vjeshtë.

    Artikuj të ngjashëm

    Zhvillimet në Veri: Drejtori i AKI-së shkon në takim me Hovenierin e Osmanin

    Pas takimit me kryetarët e veriut, Hovenieri i shkon në zyre Osmanit

    Presidentja Osmani i kundërpërgjigjet ShBA-së: Veprimet e Policisë së Kosovës në Veri janë legjitime

    Të Fundit

    Kurti pas takimit me QUINT-in: Dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve

    Vuçiq vazhdon propagandën: Kurti përgatiti konflikt mes serbëve dhe NATO-s

    Vetura e mediumit kosovar goditet me plumb (FOTO)

    Durmishi: KFOR-i edhe gazetarët besoj e kuptuan se serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LVV-së

    Reagon kryeministrja italine: S’do t’i tolerojmë më sulmet ndaj KFOR’it

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.