LajmeZgjedhjet 2025

Nis sezona e ngrohjes, Rama: Së bashku po sigurojmë një Prishtinë më të ngrohtë dhe të sigurt

Sezoni i ngrohjes në Prishtinë ka nisur.

Si rezultat i temperaturave të ulëta, këtë vit ngrohja filloi 8 ditë më herët.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar KEK-un dhe Termokosin.

“Faleminderit NP “Termokos” dhe KEK-ut për përgatitjet dhe bashkëpunimin që, tashmë prej vitesh, sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me ngrohje për mbi 25 mijë familje dhe biznese në kryeqytet. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa furnizimi stabilizohet gradualisht gjatë orëve të para”, ka shkruar Rama.

‘Së bashku po sigurojmë një Prishtinë më të ngrohtë dhe më të sigurt këtë dimër”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button