Ka filluar seanca në rastin e njohur si “Banjska”, ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, ku pritet të japin dëshminë e tyre dy dëshmitarët e parë, Halim Behramaj dhe Rade Nedelkoviq, shkruan Demos.
Sipas gazetarit të Demos i cili është duke e përcjellur ngjarjen, dëshminë e tij e ka filluar, Halim Behramaj.
E dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykimi për rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, vazhdoi i mbyllur.
Prokurori Naim Abazi kërkoi mbylljen e kësaj seance për publikun, gjatë dëshmisë së dëshmitarit anonim.