Deputetët sot do të tentojnë për herën e 33 -të që të bëhet konstituimi i Kuvendit, shkruan Demos.
Por edhe sot si duket kjo përpjekje do të dështojë ngase nuk ka ende ndonjë marrëveshje zyrtare nga partitë politike për zgjidhjen e kësaj bllokade e cila po mban peng institucionet prej zgjedhjeve të 9 shkurtit.
VV-ja nuk po heq dorë nga Albulena Haxhiu, derisa partitë opozitare nuk po e votojnë këtë të fundit.