Ka nisur seanca e radhës e Kuvendit e cila është caktuar të vazhdojë sot nga ora 11:00.
Nga e hëna, deputetët kanë 30 ditë kohë që të përmbyllin këtë proces, ashtu që kandidati për kryetar të Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur.
Kjo gjykatë gjithashtu ka vendosur që emri i një kandidati mund të votohet jo më shumë se 3 herë.
Para dy ditësh, LVV e cila e ka të drejtën për propozim e provoi me Allbulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, por asnjëra nuk arriti votat e nevojshme.