Ka filluar seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023, shkruan GazetaDemos.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka filluar seancën duke e kujtuar akademiken dhe ish-deouteten Edi Shukriu, e cila ka vdekur dje.
Ai shprehi ngushëllime për familjen e ish-deputetes, derisa kërkoi nga deputetët që të mbahet një minutë heshtje për të.
“Dje ndërroi jetë akademikja jonë Edi Shukriu, lajmin e morrëm të gjithë me pikëllim. Edi Shukriu ka qenë një intelektuale akademike, arkeologe e shquar e popullit tonë, poashtu shkrimtare, profesoreshë, por edhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e parë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes dhe bashkëpuëtorëve të saj të ngushtë”, tha Konjufca.