Nis seanca e 51-të e Kuvendit, ku deputetët po tentojnë të zgjedhin kryeparlamentarin, shkruan Demos.
Por si duket ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete në mes të VV-së dhe Nismës.
E dje presidentja Vjosa Osmani iu ka adresuar Gjykatës kushtetuese me një kërkesë për qartësimin e kompetencave dhe pezullimin e masës së përkohshme të afatit 30 ditor.
Dita e fundit e këtij afati do të jetë me datën 26 korrik, të shtunën.