Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka dalë me propozim sot në fillim të seancës, duke thënë se e njeh ligji ndryshimin e votimit për kryeparlamentare, raporton GazetaDemos.
Ai me këtë rast, propozoi që sot të bëhet votimi me votë të fshehtë.
“Konsideroj se forma e duhur që mund të hap rrugë për konstituim është votimi në mënyrë të fsheht me fletëvotime fizike. E ftoj administratën që ta bëjë përgaitjen e nevojshme për këtë proce të votimit”, tha Dehari.