Ka filluar seanca e radhës konstituive, raporton GazetaDemos.
Në fillim të kësaj seance, përfaqësuesi i partisë më të madhe VV-së, Glauk Konjuca ka deklaruar se kandidatja e tyre për kryeparlamentare është sërish Albulena Haxhiu.
“LVV propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, znj. Albulena Haxhiu. Kolegë iu lus të gjithëve që ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha Konjufca.
Në Kuvend janë të pranishëm 117 deputetë, 57 prej tyre kanë votuar pro, 46 kundër dhe 3 deputetë kanë abstenuar.