Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nis projekti i Ministrisë së Shëndetësisë për përzgjedhjen e mjekut familjar brenda zonës së banimit

    25/09/2024 12:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sot ka filluar projekti për përzgjedhjen e mjekut familjar në tërë Republikën e Kosovës, shkruan GazetaDemos.


    Si fillim projekti pritet të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundoj në fund të vitit 2025.


    “Në përputhje me Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë njofton se sot, më 25.09.2024, fillon Projekti për Përzgjedhjen e Mjekut Familjar brenda zonës së banimit. Ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve, fillon sot të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Si fillim, do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.


    Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një listë e saktë e banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, me qëllim të organizimit më efektiv të shërbimeve shëndetësore.


    Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:


    Fillon Projekti për Përzgjedhjen e Mjekut Familjar në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
    Në përputhje me Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë njofton se sot, më 25.09.2024, fillon Projekti për Përzgjedhjen e Mjekut Familjar brenda zonës së banimit.
    Ky projekt, pas periudhës testuese në katër komuna dhe regjistrimit të popullsisë për përcaktimin e numrit të saktë të banorëve, fillon sot të zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Si fillim, do të zgjasë 100 ditë, ndërsa projekti i plotë pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2025.
    Ky plan ka për qëllim krijimin e një liste të saktë të banorëve dhe pacientëve për mjekët familjarë, duke u fokusuar në një organizim më efektiv të shërbimeve shëndetësore.
    Poashtu, krijimi i kësaj liste do të lehtësojë identifikimin e pacientëve me nevoja specifike shëndetësore, duke u mundësuar mjekëve të ndjekin nga afër historikun e tyre, për parandalim dhe trajtim më cilësor të sëmundjeve.
    Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për të përzgjedhur mjekun familjar përmes Platformës shtetërore E-KOSOVA!. Informacionet për mënyrën e aplikimit do të publikohen rregullisht në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook dhe në të gjitha objektet e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë.
    “MJEKU IM-SHËNDETI IM”

    Artikuj të ngjashëm

    Vitia: 250 euro shtesa për inspektorët, zero tolerancë në rastet kur ka shkelje dhe drejtësi selektive

    Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontratë prej 780 mijë eurosh, përfitojnë 22 komuna

    Nënkryetari i VV-së ia shuan shpresat partisë Guxo për të marrë Ministrinë e Shëndetësisë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.