Një shpërthim ka ndodhur më 29 nëntor në veri të vendit dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se sulmi është terrorist e kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë sot disa persona të dyshuar.
Kanali i ujit të Ibër-Lepencit furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
Si pasojë e këtij shpërthimi është ndërperë furnizimi me ujë në disa zona.
E mediat lokale atje bënë të ditur se ka nisur prodhimi i ujit në Impiantin e Ujit në Shipol.
E Mitrovica së shpejti furnizohet me ujë.