Komuna e Vushtrrisë ka filluar ndërtimin e parkut rekreativ “Udha e Gurit”, sipas standardeve më të larta.
Kryetari i komunës, Ferit Idrizi ka njoftuar se vlera e këtij projekti 2 vjeçar është rreth 360 mijë euro.
“Parku rekreativ do të përfshijë shëtitore, kënd të lojërave, dy fusha të tenisit, një fushë multifunksionale”, ka shkruar Idrizi.