Lajme
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Abdixhiku duket në disponim të mirë
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje pason një takim të 13 janarit, të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e partisë.
Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, por fjalën e fundit për pranimin ose jo të dorëheqjes ka thënë se do ta ketë Kuvendi i LDK-së.
Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.