LajmeNdërkombëtare

Ngushtica e Hormuzit bosh për ditën e tretë, SHBA dhe Irani në konflikt për lëvizjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit ka qenë pothuajse bosh për ditën e tretë me radhë, ndërsa Irani dhe SHBA mbeten në mosmarrëveshje për lëvizjen e anijeve në Gjirin Persik.

Sipas të dhënave nga MarineTraffic, në orët e fundit kanë kaluar vetëm tre anije, përfshirë dy cisterna që rezultojnë të jenë bosh. Një cisternë e ngarkuar ka dalë nga Gjiri përmes ngushticës të hënën në mëngjes, ndërsa kishte lënë më herët një port në Irak dhe më parë ishte sanksionuar nga Britania dhe BE për transport të naftës ruse.

Të shtunën, kur Garda Revolucionare e Iranit njoftoi mbylljen e sërishme të ngushticës, 13 anije u kthyen mbrapsht, sipas të dhënave të Windward. Po atë ditë, një anije u qëllua me armë zjarri dhe dy të tjera raportuan sulme, ndërsa të dielën nuk u regjistrua kalimi i asnjë cisternë.

Grupet e sigurisë detare po u rekomandojnë anijeve të kthehen në portin e nisjes nëse marrin paralajmërime përmes radios, ndërsa disa anije tregtare raportojnë se janë urdhëruar nga marina e Gardës Revolucionare Iraniane të mos vazhdojnë lundrimin.

Back to top button