Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ngritet aktakuzë për dhunë në familje ndaj Faton Klinakut

    19/12/2023 21:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrituar aktakuzë ndaj Faton Klinkut – ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, për dhunë në familje, saktësisht ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

    Paparaci ka siguruar vendimin për aktakuzë ndaj Klinakut, i cili më datë 30 gusht 2022, ka ushtuar dhunë ndaj gruas dhe vajzës duke qenë nën ndikim të alkoolit.

    Rastin në Policinë e Kosovës mbrëmjen e 30 gushtit 2022 e kanë raportuar dy viktimat të cilat kanë akuzuar Klinakun për ushtrim të dhunës psikike e fizike ndaj tyre.

    Bashkëshortja e Klinakut në polici po ashtu ka deklaruar se ai është i rreptë dhe temperament, duke treguar se është përdorues i rregullt i alkoolit.

    Klinaku atë natë nuk ka qenë në gjendje të jep deklaratë në polici pasi të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.72 promil. I njëjti nuk është deklaruar në polici, prokurori e në gjykatë as më datë 24 shkurt 2023.

    Siç theksohet në vendim e aktakuzës të siguruar nga Paparaci, “Klinaku derisa ka qenë duke u kthyer me veturën e tij, së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e të cilat kishin qenë në një ndejë familjare, I njëjti duke qenë nën ndikim të alkoolit, ku pas matjes në polici ka rezultuar 1.72 promil, fillimisht ka ushtuar dhunë psikike ndaj tyre duke iu bërtitur me ton të lartë e duke i ofenduar me fjalë të ndryshme”.

    “Me të arritur tek banesat e veteranëve, dhe derisat të dëmtuarat ishin ndaluar në një market për gjëra ushqimore dhe me tu kthyer në hyrje të ndërtesës të shoqëruara nga në punëtor i ri i marketit për shkak se ishte ndalur rryma dhe frikës nga qentë endacak, dhe në atë moment posa i pandehuri i ka vërejt të dëmtuarat në shoqërim të punëtorit, i njëjti në shenjë revolte me dashje dhe me cënim të dinjitetit të së dëmtuarës, bashkëshortes së tij. G.K. në hyrjen e ndërtesës ku banojnë dhe atë në koridorin e ndërtesës, ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes duke e godit me grushte dhe shuplaka në fytyrë.

    “Me këtë rast të dëmtuarës G.K. i shkakton lëndime të lehta trupore të cilat paraqiten në formë ndrydhje të indeve të buta në regjionin e majtë të fytyrës të shkaktuara nga veprimi mekanik I mjetit të forte mbretës (jo, i mprehtë) ku si të tilla kualifiohen si lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet”.

    “Me datë, kohë dhe vend të njëjtë, I pandehuri Faton Klinaku me dashje dhe me qëllim të cënimit të dinjitetit të vajzës së tij të mitur, e cila kishte ndërhyrë për ta ndal sumin e të pandehurit ndaj nënës së saj, i njëjti ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj vajzës së tij duke i bërtitur dhe duke e goditur me shuplaka në fytyre, me çrast tek e njëjta ka shkaktuar shqetësim të madh emocional, ankth, frikë dhe pasiguri për jetën e saj”, theksohet në vendim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka propozuar gjykatës që të pandehurin Faton Klinaku, ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet në bazë të kësaj aktakuze dhe ta dënojë sipas ligjit.

    Po ashtu, prokuroria mbi këtë bazë ka konsideruar se aktakuza ndaj Klinakut është e drejtë dhe e bazuar në ligj.

    Artikuj të ngjashëm

    Klinaku: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e Hagës do të duhej të ishin në burg

    Kryetari i OVL-së Klinaku: Specialja po kryen arrestime pa asnjë fakt

    Klianku: Qeveria në koordinim me Listën Serbe po punojnë kundër interesave të veteranëve

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.