Magazina

Ngritet aktakuzë ndaj Arbenita Shabanit për “marrje të kundërligjshme të fëmijës”

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Arbenita Shabanit, shkruan GazetaDemos.

Kjo aktakuzë ndaj saj u ngrit për dy vepra penale: “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” nga neni 242 paragrafi 1 dhe “Mos-përfillja e gjykatës” nga neni 393 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Sipas Kodit Penal, vepra penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”, në paragrafin 1, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, në rastet kur fëmija merret apo mbahet në kundërshtim me vendimet e organeve kompetente.


Ju kujtojmë se, sipas deklaratave të Feronit Shabani (Fero), Arbenita Shabani ka larguar vajzën nga Kosova që nga tetori i vitit 2024.

Back to top button