Ngjarjet e datës 29 tetor:
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, si dhe shqyrton në parim i Projektligjit Kundër Dukurive Negative në Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Raportin me amendamente për Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, si dhe shqyrton në parim Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 10:00)
Organizohet panairi i shtatë i Universiteteve Franceze. Marrin pjesë ambasadori i Francës, Olivier Guerot. (Fakultetit Filologjik në UP, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 10:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2022 dhe 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:30)
Komuna e Prishtinën mban aktivitetet përmbyllëse të ngjarjes “Prishtina Rozë,” organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit. (QMF në Veternik, ora 10:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me raport amandamente të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu mban konferencën për media, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Transportin Ajror me Arabinë Saudite.(Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 12:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe me Sindikatën e Bashkuar, të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës, organizojnë takim diskutues dhe publikojnë raportin: Mungesa e Kontratave Kolektive – Dështimi për të siguruar dialog social dhe mbrojtje kolektive të punëtorëve”. (Zyrat e IKD-së, ora 13:00)
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, vizitojnë Mamografin Mobil në Komunën e Gjakovës. (Lagja Kolloni, Gjakovë, ora 15:00)
Mbahet diskutimi i titulluar “Kultura përkujtimore e Kosovës 25 vjet pas luftës”. (Qendra Barabar në Hotel Grand, ora 16:30)
Komuna e Prishtinës mban manifestimin përmbyllës të “Prishtina Rozë”. (Kino Armata në Prishtinë, ora 19:30)