Këto janë ngjarjet e së mërkurës në vendin tonë:
- 09:30Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në Forumin e parë të boronicës në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
- 10:00Mbahet diskutimi me temën “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Biblioteka Kombëtare)
- 11:00Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e PDK-së)
- 11:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për shkarkimin Kimete Gashit, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
- 11:00Në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës”. (Jabllanicë, Gjakovë)
- 12:00Mbahet akademi përkujtimore në nderim të të rënëve në Betejën e Jabllanicës. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Jabllanicë, Gjakovë)
- 13:00Promovohen librat “Ngarendja Politike”, “Sisteme Politike” dhe “Demokracia, Zhvillimi, Demonizmi”, të autorëve Vrullim Buja dhe Ramë Buja. (Kolegji AAB)
- 13:30Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
- 15:00Misioni i OSBE-së publikon Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje të mbështetur nga Qeveria e Francës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
- 19:00Hapet ekspozita personale e piktorit Esat Valla. (Galeria e Akademisë së Shkencave dhe Arteve)