Ngjarjet e fundit në vend ku dy gra u vranë nga partnerët e tyre kanë shokuar vendin. Një nënë në Ferizaj e më pas një nënë tjetër në Pejë u qëlluan për vdekje me armë zjarri. Këto raste shtynë presidenten e vendit që 17 prillin ta shpallë ditë zie në Kosovë.
Por kur kanë kaluar vetëm disa ditë nga këto raste të tmerrshme, në Prishtinë u shënua një tjetër rast i rëndë, ku sërish viktimë e rastit ishte një vajzë.
Një 13 vjeçare u ngacmua seksualisht nga familjari saj, ky i fundit i moshës 23-vjeçare.
GazetaDemos nga burimet e saja brenda organeve të rendit ka kuptuar se bëhet fjalë për të dyshuarin M.D nga Prizreni.
Ky ngacmim sipas dëshmisë së të miturës, e cila këtë rast e ka paraqitur në Polici së bashku me nënën e saj, ka ndodhur që një muaj, në së paku tre raste.
I dyshuari e ka prekur të miturën në pjesë të trupit, dhe i ka shfaqur fotografi të tija të zhveshura.
Me të raportuar rastin, Policia ka arrestuar të dyshuarin mbrëmë në lagjen “Dardani”, dhe për momentin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh.