Ngjarje e rëndë në Greqi, Humb jetën 12 vjeçari shqiptar, po luante me shokët kur…

Tragjik ka rezultuar fati i një të mituri shqiptar në Greqi, i cili ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Zakynthos. Protothema.gr, shkruan se 12-vjeçari ishte duke luajtur me shokët e tij në një hotel, ndërsa ishte fshehur pas një kondicioneri të madh.

Sipas kësaj medie, në atë moment ikën dritat dhe i mituri preku pjesën e prapme të kondicionerit e cila ishte e ngarkuar me rrymë elektrike.

Ndonëse i mituri u dërgua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte. Policia shoqëroi në komisariat pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja.

Reklama