Mesditën e sotme ka ndodhur një incident në shkollën e mesme të ulët “Jeronim de Rada” në Ferizaj, ku një nxënëse 13-vjeçare u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda trupore. Vajza u dërgua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, teksa edhe Policia është njoftuar për rastin.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se vajza është pranuar në këtë qendër me lëndime të rënda, pasi dyshohet se ishte rrëzuar nga kati i parë i shkollës, sot pas orës 12:00.
Pasi i është dhënë ndihma e parë në Spitalin Rajonal në Ferizaj, e njëjta është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes serioze.
Policia është vënë në dijeni për rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes pasi akoma nuk dihen detajet në të cilat ka ndodhur incidenti.
Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.