Dje në orët e pasdites në “Rrugën B” të Prishtinës ka ndodhu një ngjarje tragjike.
Dyshimet e para janë se një burrë e ka qëlluar me thikë të dashurën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Më pas, i dyshuari është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Deri me tani nuk duhen motivet që quan drejt kësaj ngjarje që tronditi Prishtinë.
Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje për këtë ngjarje tragjike.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Policia ka treguar se hetuesit po i ndërmarrin të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit.
“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka treguar Policia.
Nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë deklaruar se e plagosura nuk ka asgjë serioze, dhe se e njëjta është lëshuar në përcjellje të Policisë.
Për rastin në fjalë është deklaruar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, prokuroria ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.