Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Ngërqi” për gjykimin e 42 terroristëve të Banjskës, topi sërish tek Themelorja

    26/10/2024 22:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka vendosur se si do të vazhdohet me gjykimin ndaj 42 të akuzuarve në mungesë për sulmin e Banjskës. Pas kthimit të Suprmes, në lidhje me këtë cështje, njohësit e drejtësisë thonë se shkalla e parë duhet të mos e zvarrit këtë proces, dhe të tregoj se si do të vazhdojë tutje.

    Janë bërë gati një javë prej se Gjykata Supreme, ia la në dorë Gjykatës Themelore të Prishtinës, që të vendos tutje se si do të procedohet me 42 të akuzuarit që janë në mungesë, për sulmin në Banjskë.

    Javën e kaluar Supremja njoftoi se nuk jep mendime juridike për dilema që ka gjykata e shkallës së parë dhe se është në diskrecion të gjyqtarëve që të vendosin vetë.

    “Ju njoftojmë se Gjykata Supreme me datë 30 shtator 2024 ka pranuar kërkesë me shkrim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, “për dhënie të mendimit juridik përkitazi me nenin 303 par.7 të KPP në rastin “Banjska”. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Gjykata Supreme përmes përgjigjës me shkrim e ka njoftuar paraqitesin e kërkesës, se “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund te ngritën edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”. Prandaj, Gjykata Supreme, konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë ata vetë.”- Gjykata Supreme.

    Megjithatë gjykata e shkallës së parë, ende nuk ka treguar se si do të vazhdohet tutje.

    Nga Gjykata Themelore, nuk kanë kthyer përgjigje, derisa prokurori i rastit Naim Abazi i ka thënë televizionit se ende nuk kanë informacione nëse do vazhdohet ashtu siç kanë kërkuar, për të gjykuar të njëjtit në mungesë.

    Avokati Artan Qerkini thotë ky rast është i pari i këtij lloji dhe si i tillë do të vendosë një praktikë gjyqësore.

    “Ky është rasti i parë pas hyrjes në fuqi të Kodit të Procedurës penale, në të të cilin pra vrasja e rëndë është pjesë e një vepre tjetër penale, për të cilën nuk parashihet gjykimi në mungesë, ky rast dmth do ta ndërtojë praktikën gjyqësore, e për ta ndërtuar praktikën gjyqësore duhet më shumë angazhim më shumë kohe dhe është e kuptueshme që ky rast nuk do të zgjidhet me shpejtësi”, ka thënë Artan Qerkini – Avokat.

    Tutje sipas tij, kodi i procedurës penale nuk parasheh gjykimin në mungesë të veprave të cilat akuzohen të njëjtit, por thotë se një opsion për të lehtësuar gjykimin mund të konsiderohet edhe plotësim ndryshimi i KPPRK-së.

    “Nuk e dim tash sa është Kuvendi efikas në një kohë kur jemi para zgjedhjeve, nëse do të bëhet një gjë e tillë ateherë besoj se mund të procedohet në këtë mënyrë, mirëpo kjo mbetet të shihet kjo është ende hipotetike, nëse ndodh një gjë e tillë nuk ka dilem, ligji e parshikon mbajtjen në mungesë edhe për veprat penale të terrozimit dhe atëherë do të procedohet tutje, dhe sdo të kishte dilema tek gjykata”, ka thënë Artan Qerkini – Avokat.

    Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, gjykimi ka nisur për tre të akuzuar për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator të 2023, derisa është veçuar procedura ndaj 42 personave të tjerë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, si udhëheqës i grupit terrorist.

    Në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe dy pjesëtarë të tjerë të Policisë u plagosën./dukagjini

    Artikuj të ngjashëm

    Vazhdon edhe nesër seanca për rastin “Banjska”, krejt çka u dëshmua sot

    Nesër mbahet seanca e radhës në rastin ‘’Banjska’’

    Dëshmitari i Banjskës: Afrim Bunjaku kishte plagë të madhe në fyt

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.