Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar një grua.
I njëjti është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.
“05.02.2024. Raportohet se më datë 15.02.2024 njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.