Jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë se si çmimet e karburanteve, ushqimeve, transportit dhe lëndëve të para po rriten me ritme të shpejta.
E tani është radha e frizerëve, që të ngrisin edhe ata çmimet e shërbimit.
Frizerët e Gjilanit kanë marrë vendim që të rrisin çmimin e qethjes nga 3€uro në 4 ose 5€ euro.
Prej datës 4 korrik, është paralajmëruar rritje e çmimit të qethjes së flokëve në qytetin e Gjilanit.
Kështu pritet të ndodh edhe në qytete të tjera, duke u rënduar edhe më shumë jeta e qytetarëve.