Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nga sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ofrohen shërbimet e rezonancës magnetike

    28/02/2023 17:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës sot ka filluar ofrimin e shërbimeve të rezonancës magnetike.

    I pranishëm në këtë përurim të zgjerimit të kapaciteteve shëndetësore në Spitalin Regjional të Pejës ishte ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Narqize Arënliu – Hoxha, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, deputetja Fatmire Mulhaxha –Kollçaku.

    “Rritja e kapaciteteve shëndetësore është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë, dhe që nga sot, shërbimet e Radiologjisë do të ofrohen me aparaturë moderne edhe në Spitalin e Pejës për të vazhduar së shpejti edhe në spitalet e tjera të përgjithshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ministri Vitia tha se një prej objektivave kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë mbetet shtimi i kapaciteteve shëndetësore që do të ndikojë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

    “Sot është lajm i mirë që më në fund rezonanca magnetike do të jetë në shërbim të qytetareve të Pejës, por edhe të komunave të tjera përreth. Kur ka vullnet, kur ka punë dhe kur nuk mungon angazhimi, brenda një periudhe edhe më të shkurtër mund të bëhet investimi i ardhshëm”, tha ndër të tjera ministri Vitia, i cili i njoftoi të pranishmit se tashmë është nënshkruar plani investiv për infrastrukturë edhe për pajisje në vlerë të 41 milionë eurove dhe se janë të mirëseardhura të gjitha kërkesat që do të ndikonin në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe më të mira shëndetësore.

    “Ky projekt, vlera e të cilit është 658 mijë euro, do të lehtësojë në masë të madhe punën e profesionistëve shëndetësorë, si dhe do të përmirësojë shërbimet shëndetësore për qytetarët e këtij regjioni. Me aparaturën e re do të shtohen kapacitetet dhe e cila do të ndihmojë në dignostifikim dhe shtimin e shërbimeve imazherike nga të cilat do të përfitojnë pacientët”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet i dyshuari për veprën e dhunimit në Pejë

    Vidhen katër ditarë në një shkollë në Pejë, gjatë natës dikush hyri nga dritarja dhe i mori

    Gjashtë persona në kërkim për drogën në vlerë rreth 5 milionë euro që u sekuestrua në Pejë

    Të Fundit

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.