Nga sonte deri më 1 shtator anulohen ahengjet (VIDEO)

Vendimi i anulimit të dasmave penalizon familjarët dhe organizatorët.

Si organizues dasmash Plator Asllani me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë nuk do mund të vazhdojë punën, pasi janë anuluar të gjitha ahengjet dhe dasmat, deri më 1 shtator, për shkak të rritjes shpërthyese të infektimeve me COVID-19 kohën e fundit.

Por që ky vendim sipas tij nuk është i duhur pasi që humbjet janë të mëdha dhe ka pasur mundësi tjera, si lejimi me certifikatë vaksinimi dhe dokumenti i testit negativ me COVID-19, njofton Klankosova.tv.

Edhe Rexhep Ademi, mendon që ky vendim erdhi  shpejt dhe se e penalizoi atë, pasi që ai kishte dhënë kapar për realizimin e dasmës.

Por që nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogujeva si kryetar thotë se pavarësisht që erdhi papritur vendimi duhet respektuar, pavarësisht që janë të dëmtuar.

Sipas tij humbjet janë deri në 300 milionë që kanë ndaluar së qarkulluari.

Reklama