Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Nga refuzim për votim në “o po bre vallahi bash kon te qesin”!

    06/07/2025 18:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Shkruan: Albinot Maloku

    Procesi i formimit të institucioneve të reja legjislative e ekzekutive pas zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt 2025, vazhdon të jetë ndër momentet më të rëndësishme dhe më të tensionuara të jetës demokratike në vend!

    Mes qëndrimeve të polarizuara, mungesës së pajtueshmërisë dhe kalkulimeve politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka luajtur një rol të theksuar.

    Së pari duke qenë e angazhuar me pjesëmarrje në votim, derisa votimi zhvillohej me procedurë të hapur e sipas praktikave të mëparshme për zgjedhën e kreut të Kuvendit!

    Edhe duke mos qenë e ftuar në takimet e thirrura nga partia e parë, AAK refuzimin për ta votuar kandidaten e propozuar, veç arsyes i rekomandojë disa emra tjerë alternativë që do të mund t’i votonte pa marrëveshje politike e pa kundërpeshë për votën e dhënë!

    Dhe në fund me iniciativën e angazhimin e saj për t’i kontribuuar rikthimit në binarë të jetës institucionale në vend edhe Gjykata Kushtetuese u obligua të sqarojë disa gjëra!

    Ky ishte kontribut i drejtpërdrejtë, edhe pse askush për asgjë nuk e konsideron përgjegjëse AAK për ngërçin institucional e politik në vend.

    Pas gjithë kësaj, AAK-në e nxjerrë kontradiktore deklarimi i deputetit Bekë Berisha i cili ka vendosur të “reflektojë” me “o po bre vallahi bash kon te qesin e votojë”, si dhe mbështetja që i dha kreu i partisë, Ramush Haradinaj para gazetarëve me “mirë paska folur”.

    Këto deklaratat përbëjnë një kthesë të papritur nga linja e mbajtur që prej 9 shkurtit 2025, ose “nuk ka konsultime” brenda partisë për çështjen siç deklarojë Daut Haradinaj, por që “janë për të gjetur zgjidhje me shpresën që Kurti do t’u bëjë ofertë për të dalë nga kjo situatë”.

    “Reflektimi” se do të votojë “çdo kandidat që vjen” nga subjekti i parë politik, duke e lënë të hapur votimin edhe për Albulena Haxhiun, të njëjtën që AAK e ka kundërshtuar hapur për muaj të tërë radhazi, është së paku e thënë kontradiktore!

    “Reflektimi” i cili vjen pa asnjë sqarim, përqasje të argumentuar apo përgjegjësi për qëndrimet e mëhershme, e të cilat janë përcjellë me retorik të fortë kundër partisë së parë tregon për moskonsistencë politike.

    Në mungesë të një përgjigjeje publike, ky nuk quhet reflektim, por gjykim se gjatë gjithë kohës ke vepruar gabim.

    Dhe në politikë, kur pozicionet ndërrohen pa sqarim, pa autokritikë dhe pa transparencë, kjo dëmton besimin e qytetarëve dhe e zbeh rëndësinë e fjalës politike.

    Në këtë rast merr kuptim ajo thënia e një ish-politikani kosovar kur deklaronte: “Nuk kam qenë normal për gjithë ato që i kam folur”.

    Në një demokraci funksionale, reflektimi është i mirëpritur, por reflektimi pa sqarim, pa autokritikë dhe pa argument është thjesht ndryshim kursi për arsye të pashpjeguara.

    Nëse përfundimisht AAK zgjedh ta votojë të njëjtën kandidate që për muaj me radhë e ka quajtur të papranueshme e përçarëse atëherë lind një pyetje legjitime: për çfarë ka shërbyer i gjithë refuzimi i mëhershëm? Apo më mirë, çfarë është ndryshuar ndërkohë kur “reflektimi” qenka “o po bre vallahi bash kon te qesin e votojë”?

    Mësime për politikën kosovare

    Ky rast “reflektimi” nuk është i izoluar, por ilustron një dinamikë të përhapur në politikën kosovare, e që është mungesë e koherencës, mungesë e përgjegjësisë për qëndrimet e fjalën publike.

    Shpesh, fjalët dalin para mendimit, dhe vendimet merren jo në bazë të parimeve të qëndrueshme, por në funksion të kalkulimeve momentale. Në regjimet demokratike, ndryshimi i qëndrimeve është i natyrshëm dhe i mirëpritur, por vetëm kur shoqërohet me arsyetim të qartë, me komunikim publik të sinqertë dhe me përgjegjësi për ato që janë thënë e bërë më herët.

    Në të kundërt, kemi të bëjmë me rrëshqitje politike që i shtojnë vetëm cinizëm sistemit, por jo zgjidhje.

    Artikuj të ngjashëm

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Të Fundit

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Danimarka: Do gjejmë rrugë përpara për Kosovën në BE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.