Lajme

Nga Prokuroria Speciale tregojnë se a janë janë të dyshuar dhe nën hetime për Banjskën, Sllavo Simiq dhe Millosh Peroviq

Sllavko Simiq, deputet i Listës Serbe nuk është nën hetime dhe as i identifikuar si i dyshuar për sulmin në Bansjkë, ka thënë Prokuroria Speciale në një përgjigje për “Kallxo.com”.

Kjo pasi mbrëmë në “Debat Plus” u tha nga telanalisti Sadri Ramabaja dhe autori i emisionit, Ermal Panduri, u dha si lajm se Sllavkoi Simiq “është i dyshuar për pjesëmarrje në Banjskë”.

Po ashtu, Prokuroria Special ka thënë se as Millosh Peroviq, kandidat për kryetar të Zubin Potokut nuk është i dyshuar dhe as nën hetim për sulmin në Banjskë.

“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të garantuar një proces të drejtë dhe të ligjshëm në çdo rast, duke shmangur çdo formë të keqinformimit apo supozimeve që nuk bazohen në fakte të verifikuara” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button