Nga një janari i këtij viti stikerat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.
Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit
Përndryshe implementimi i stikerave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.
Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private. Pra, qytetarët nuk paguajnë asnjë cent për stikerin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre.