Gjatë së martës ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Punës së Kuvendit të Kosovës, ku specifikohen në mënyrë të avansuar të gjitha punimet në Kuvendin e Kosovës, shkruan GazeteDemos.
Mes shumë neneve të kësaj rregullore që u votua më 28 korrik të këtij viti me 81 vota, parashihen edhe masat për deputetët dhe anëtarët e Qeverisë që thyejnë rregullat.
Neni 64 i kësaj rregullore tregon pesë llojet e masave që mund të ndërmerren.
Ndërsa Neni 65, tregon për masën e vërejtjes dhe vërejtjes me paralajmërim për largim nga seanca që mund të kumtohen nga udhëheqësi i paralamentit drejtuar deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë.
Ndërkohë, Neni 66 flet për masën e largimit nga seanca, e që në historinë tonë paralamentare kemi pasur disa raste të tilla, ku të zgjedhurit e popullit me apo pa përdorimin e forcës janë larguar nga salla ku zhvillohenin punimet.