Visar Azemi nga LDK-ja është shprehur i prerë se ky subjekt politik nuk qeverisë bashkë me LVV-në.
I pyetur se nëse opozita e formon qeverinë a do të hyjë LDK-ja, ai thotë se do të presin se si do të veprojë partia që ka marrë 41 për qindëshin e votave.
“Ne po e presim kryetarin e LVV-së, le ta bëjë hapin i pari, le ta bëjë vetë formimin e qeverisë, pastaj shohim… mesazhin e kryetarit Abdixhiku a e keni kuptuar? Nëse jo, unë po ua them direkt. Nuk shkojmë në qeverisje me LVV-në. Qeverinë në mandatë e ka me formu partia që ka fituar. Ne i përgjigjemi elektoratit që na kanë dhënë vendin e tretë me qëndru në opozitë. Ndoshta edhe PDK-ja nuk shkon… ndërsa numrat nuk e vendosin bashkë që LVV-ja e LDK-ja të jenë në opozitë, se s’ka numra të tjerë. Veprimet kushtetuese nga partia e parë që e ka marrë mandatin me formua qeverinë i presim deri në fund për të dhënë pastaj mendime, vendime e tjera. Duhet të presim deri në formimin e qeverisë që ka dalë me 41 për qind të votave”, deklaroi Azemi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1