Një kopshtë në Prishtinë u ka dërguar një shkrim prindërve të fëmijëve ku ata dërgojnë fëmijët e tyre, se për shkak të Big Brother, fëmijët e tyre janë pa koncentrim e të përgjumur.
Ata kanë apeluar që fëmijët që kanë moshë tre apo katër vjeçare të flejnë gjumë më herët.
“Është shumë shqetësuese që fëmijët e juaj që kanë moshën 3 apo 4 vjeç të jenë në gjendje ta komentojnë Big Brother në çdo detaj dhe me mburrje tregojnë për personazhet dhe sjelljet e tyre”.
“Ju lutem, vendosni në gjumë më herët, mos lejoni që të jenë edhe këtë pjesë e shfaqjeve televizive e aq më pak të një spektakli që nuk është aspak edukativ, sepse nuk po kanë koncentrim, disponim dhe tërë kohën janë të përgjumur, si pasojë e qëndrimit deri vonë zgjuar”, shkruhet mes tjerash aty.
Shkrimi i plotë: