Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Nga Kika e Hogoshtit fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim” – Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të komunës

    22/08/2025 20:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Qëndron Kastrati ka njoftuar se e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Kamenicës, shkruan Demos.

    Njoftimin ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

    “Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën”, ka shkruar ai.

    “Bashkë me ekipin tim, kandidatët për asamble, aktivistët e përkushtuar dhe mbështetësit, ditëve në vijim do të tregojmë se pse Kamenica ka nevojë për ne dhe pse duhet të na besoni.

    Kjo është dëshmia: lista më e plotë që i duhet një qyteti. Me Labinotin (1), Djellonën (2), Ardianën (3), Sinanin (4), Blinerën (5), Besimin (6), Besën (7), Albanin (😎, Besianin (9), Jetonin (10), Albertin (11), Sarën (12), Besimin (13), Naimin (14), Miniveren (15), Bekimin (16), Bardhin (17), Ramizen (18), Albanën (19), Aurelin (20), Meritonin (21), Kushtrimin (22) dhe Magbulen (23).”.

    Postimi i plotë:

    Nga Kika e Hogoshtit fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim.

    Malësia e bukur me fshatrat e saj të veçanta, qyteti ynë simpatik dhe mbi të gjitha njerëzit e mirë e të dashur janë arsyeja pse po rikthehem të garoj për Kamenicën.

    Gjatë viteve të fundit kam investuar në zhvillimin tim personal e profesional dhe kam përfunduar studimet e nivelit master në Londër, në drejtimin “Politika e Klimës, Inovacionit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Ky ishte një hap i rëndësishëm, sepse përvoja në qeverisje më ka dhënë praktikën, ndërsa studimet më kanë dhënë vizionin. Sot i kuptoj edhe më qartë nevojat e një komuniteti: si ndërtohet zhvillimi, cilat boshllëqe duhen mbushur dhe cilat mundësi duhet kapur.

    Ky drejtim më ka përforcuar bindjen time: rruga është zhvillimi, prioriteti është qytetari, dhe synimi është Kamenica krenare!

    Bashkë me ekipin tim, kandidatët për asamble, aktivistët e përkushtuar dhe mbështetësit, ditëve në vijim do të tregojmë se pse Kamenica ka nevojë për ne dhe pse duhet të na besoni.

    Kjo është dëshmia: lista më e plotë që i duhet një qyteti. Me Labinotin (1), Djellonën (2), Ardianën (3), Sinanin (4), Blinerën (5), Besimin (6), Besën (7), Albanin (😎, Besianin (9), Jetonin (10), Albertin (11), Sarën (12), Besimin (13), Naimin (14), Miniveren (15), Bekimin (16), Bardhin (17), Ramizen (18), Albanën (19), Aurelin (20), Meritonin (21), Kushtrimin (22) dhe Magbulen (23).

    Nga secili kënd i qytetit tonë, këta emra janë garanci për ndershmëri, përkushtim dhe sinqeritet. Të radhitur me short, pa renditje te paracaktuar, sepse secili është i barabartë në këtë mision: Kamenica e drejtë, Kamenica turistike, Kamenica që na bënë krenarë.

    Rikthimi im është më shumë se një hap politik. Rikthimi im është rikthimi i besimit se secili trajtohet me dinjitet, se mund të punohet pa dallime dhe me drejtësi. Është rikthimi i meritës, transparencës, investimeve dhe vëmendjes pozitive. Ky rikthim është kthimi i institucioneve te qytetari, jo si vegël e pushtetit por si shërbim për të gjithë.

    Sot shpall kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Kamenicës, me bindjen e plotë se së bashku mund t’ia rikthejmë Kamenicës jo vetëm zhvillimin, por edhe dinjitetin. Përtej dallimeve e inateve politike, është koha të bashkojmë potencialin. Bashkë mund të zgjidhim hallet e përbashkëta, bashkë mund të krijojmë jetë më të mirë.

    Unë besoj në Kamenicën. Unë besoj në juve. Unë jam gati me ju shërby prapë!

    Për çdo familje, për fitoren tonë të përbashkët!

    Artikuj të ngjashëm

    Petkoviq i pret në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska, pasi nuk u certifikuan nga KQZ

    Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore

    Parashikimi i analistëve: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik

    Të Fundit

    Petkoviq i pret në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska, pasi nuk u certifikuan nga KQZ

    “Nga Kika e Hogoshtit fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim” – Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të komunës

    Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore

    Parashikimi i analistëve: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik

    Granit Xhaka zbulon arsyen e vërtetë pse u transferua te Sunderlandi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.