Nga e hëna do të nisë linja e qarkullimit të rregullt të autobusit Prishtinë – Janjevë. Lajmin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama pas takimit me homologun e Lipjanit, Imri Ahmetin.
“Me kënaqësi u takuam me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për të finalizuar detajet e qarkullimit të rregullt të autobusit Prishtinë – Janjevë, që do të fillojë nga e hëna.
Ne si kryeqytet, po ju ofrojmë mbështetje për realizimin e kësaj kërkese, duke siguruar që ky shërbim të përmbushë nevojat e qytetarëve dhe të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e tyre.
Linjë qarkullimi të autobusëve do të ketë edhe Prishtinë – Obiliq, për pak ditë, duke i ofruar përkrahje edhe kësaj komune në realizimin e kërkesave të banorëve”, shkruan Rama në njoftim